Dashi– Ka shumë mundësi që të mos tregoheni shumë besnikë sot ndaj atij që keni në krah. Një person mjaft joshës do mundohet t’ju bëjë për vete dhe ju do bini shpejt pre e bukurisë se tij. Në planin financiar tregohuni realistë dhe shpenzoni aq sa ua mban xhepi.

Demi – Nën ndikimin e madh të Venusit jeta juaj në çift do jetë e bukur dhe mjaft emocionuese sot. Do ndiheni si kurrë më parë dhe do dëshironi që dita të mos ketë fund. Hëna do ju nxisë të shpenzoni pa menduar sot dhe situata financiare do jetë delikate. Bëni kujdes!

Binjakët – Bashkëpunimi në çift do jetë shumë i ngrohtë gjatë kësaj dite dhe çdo gjë do e zgjidhni me mirëkuptim. Në planin financiar bëjini mirë llogaritë para se të kryeni shpenzime.

Gaforrja – Ju që jeni në një lidhje ju presin surpriza te njëpasnjëshme dhe të mrekullueshme gjatë gjithë ditës. Do ju duket shpesh vetja si në ëndërr dhe nuk do e besoni që është partneri ai që ka menduar për çdo detaj. Financat nuk do jenë të këqija, por impulsiviteti i tepruar mund të sjellë tronditje.

Luani – Ditë shumë e qetë dhe pa asnjë të re kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Vazhdoni t’i merrni gjërat si t’iu vijnë dhe të dashuroni si ta ndjeni. Në planin financiar duhet të tregoheni më të organizuar dhe të mos mendoni vetëm për të sotmen.

Virgjëresha – Marrëdhënia në çift do thellohet edhe më tepër gjatë kësaj dite dhe ju do kaloni akoma më tepër kohë me atë që keni në krah. Financat duhen menaxhuar me më tepër kujdes dhe maturi, përndryshe do ketë probleme.

Peshorja – Në dashuri nuk është momenti i duhur për të ndërmarrë rreziqe të mëdha. Mundohuni të ruani qetësinë dhe të mos e teproni me kritikat ndaj partnerit. Financat do jenë vërtetë shqetësuese. E mira do ishte të flisni me ndonjë specialist dhe të merrni masat e duhura.

Akrepi – Ditë shumë e animuar dhe e mbushur me emocione kjo e sotmja për gjithë të dashuruarit. Çdo gjë do shkojë ashtu si ju e kishit ëndërruar që prej kohesh. Situata financiare do fillojë të konsolidohet. Shpenzimet që do kryeni do jenë minimale.

Shigjetari – Sot do e kuptoni më së miri atë që keni ne krah dhe do dini çfarë të bëni që t’ia plotësoni dëshirat më të zjarrta. Çdo gjë do shkoje për mrekulli. Në planin financiar mund të kryeni edhe ndonjë investim sepse situata do jetë mjaft e qëndrueshme.

Bricjapi – Marrëdhënia në çift do fillojë dalëngadalë të përmirësohet, megjithatë ende nuk është koha për të marrë vendime të rëndësishme. Tregohuni më të duruar. Financat do kenë probleme nëse shpenzoni pa u menduar. Tregohuni më të kujdesshëm që edhe e ardhmja të jete e siguruar.

Ujori – Ditë shumë normale dhe pa asgjë të veçantë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Bëni ato që ndjeni pa menduar se çfarë mund të thonë të tjerët. Për financat do jetë ditë shumë e favorshme dhe e mirë. Mund të kryeni edhe ndonjë shpenzim më tepër.

Peshqit – Dialogu dhe bashkëpunimi do rimojnë me ditën e sotme. Çdo gjë do jetë e mrekullueshme dhe partneri do ju krijojë kushtet e duhura që ju të ndiheni si mbi re. Financat nuk do jenë të këqija, megjithatë sërish nuk duhet rrezikuar së tepërmi. Kujdes!

/tvklan.al