Një aksident tragjik ndodhi mëngjesin e kësaj të marte në Kukës. Një 46-vjeçar humbi tragjikisht jetën teksa udhëtonte me makinë me vajzën e tij të vogël. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 09:20, në vendin e quajtur “Ura e Topojanit”.

Burime zyrtare të policisë thonë se 46-vjeçari me iniciale A. I., ishte në timonin e një “Mitsubishi”, kur dyshohet se humbi kontrollin dhe për pasojë automjeti doli nga rruga. 

Si pasojë e dëmtimeve ai gjeti vdekjen, ndërsa vajza e tij e mitur mbeti e plagosur. Fatmirësisht ajo është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në vendin e ngjarjes shkoi policia, e cila nisi punën për të zbardhur rrethanat e plota të këtij aksidenti të rëndë./tvklan.al