Një i ri humbi tragjikisht jetën këtë të martë në Klos, pasi e zuri korrenti. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:40, në fshatin Fshat. Sipas policisë, viktima është një 22-vjeçar. Ai po punonte me linjën kabllore të internetit, kur dyshohet se ra aksidentalisht në kontakt me energjinë elektrike duke gjetur vdekjen.
Në vendngjarje ndodhet grupit hetimor, i cili në drejtimin e prokurorit, vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.
“Rreth orës 11:40, në fshatin Fshat në Klos, shtetasi D.P., rreth 22 vjeç, duke punuar me linjën kabllore të internetit, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorit, vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës”, thuhet në një njoftim të policisë së Matit./tvklan.al