Popullsia banuese në Shqipëri, sipas Censit të 2023 rezulton 2,4 milionë banorë prej të cilëve, 49,6% janë meshkuj dhe 50,4% femra. Veç reduktimit të numrit të popullsisë, Shqipëria vuan edhe plakjen e shpejtë.

Popullsia e Shqipërisë nisi të zvogëlohet që prej vitit 1990, i cili shënoi një fazë të re në zhvillimin politik, ekonomik dhe demografik të Shqipërisë. Normat e ulëta të lindshmërisë dhe emigracioni janë faktorët kryesorë që kontribuan në zvogëlimin e popullsisë.

Numri i lindjeve ka ardhur në rënie, nga 53 mijë në vitin 2001, në 34 mijë në vitin 2011. Ndërkohë që lindjet për vitin 2023 arritën një rekord minimal prej 22 mijë lindje, duke u reduktuar me 35% në krahasim me  10 vitë më parë.

Të dhënat e Censit 2023 tregojnë se një në katër individ janë 60 vjeç e lart, me një numër popullsie prej 667 mijë, ose 28% të totalit të popullsisë. Ndërkohë që fëmijët nën 14 vjeç përbëjnë 15% të popullsisë ose 373 mijë fëmijë, ndërsa të rinjtë 15-29 vjeç përbëjnë 18% të popullsisë dhe janë rreth 430 mijë persona. Ndërsa grupmosha 30-59 vjeç ka në total 930 mijë persona,duke përbërë 38% të popullsisë.

Tranzicioni drejt një popullsie më të vjetër vihet re edhe te mosha mesatare të popullsisë, e cila në vitin 2023 ka arritur në 42.5 vjeç, duke u rritur ndjeshëm nga 35,5 vite që ishte në Censin e 2011, ndërsa në krahasim me në Censin e 2001 mosha mesatare e popullsisë është rritur me gati 12 vite, pasi mosha mesatare ishte 30.6 vjeç, duke e klasifikuar si një ndër vendet me popullsi të re. Ndërkohë që për 2023 u klasifikum si një ndër vendet me ritmin më të shpejtë të plakjes se popullsisë në Europë.

Me të dhënat e reja të Censit, autoritetet duhet të ndërmarrin politika të reja për të rritur shërbimet ndaj të moshuarve, por edhe për të plotësuar nevojat e tyre të cilat janë në rritje.

Klan News