Mijëra fermerë nga e gjithë Australia mbajtën një protestë në Canberra kundër politikave të qeverisë. Ata thonë se këto politika po dëmtojnë biznesin e tyre dhe shprehen se këto politika janë ndikuar nga grupet mjedisore.

“Unë nuk jam i kënaqur, me këtë qeveri nuk ka të ardhme të  bujqësisë në Australi. Ata kanë shtrënguar kontrollet  në këtë sektor për ndoshta 30 vjet dhe po marrin para nga shtresa e mesme. Nga këto para që ata marrin, shumë pak shkojnë për fermat. Ligjet po bëhen nga politikanë të painformuar, të detyruar nga presioni i ushtruar mbi ta nga grupet mjedisore.”

Australia është një nga eksportuesit më të mëdhenj të produkteve të bujqësisë në botë dhe fermerët në mbarë vendin janë gjithnjë e më të zemëruar me qeverinë laburiste të qendrës së majtë që ka kërkuar të ndalojë eksportet e deleve dhe të kufizohet përdorimi i ujit.

Federata Kombëtare e Fermerëve tha se më shumë se 2,000 fermerë morën pjesë në këtë protestë e cila konsiderohet e para kombëtare që nga vitet 1980.

Më herët protesta nga fermerët ka patur edhe në në Evropë. Ata thonë se qeveritë e tyre po i ngarkojnë kosto në rritje dhe masa të reja mjedisore duke ua bërë punën e tyre shumë të vështirë.

Klan News