Një biznesmen i kromit në Bulqizë ka humbur jetën në një aksident automobilistik.

Mësohet se 53-vjeçari M.Duriçi është gjetur në një kanal në anë të rrugës në Bulqizë. 53-vjeçari u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por ndërroi jetë më pas.

Nga burimet policore mësohet se M.Duriçi u përplas nga një makinë tip Ford që drejtohej nga 45-vjeçari me iniciale M.C. Ky i fundit është shoqëruar tashmë nga policia dhe po merret në pyetje. Ndërkohë, hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /tvklan.al