29-vjeçarja humbi kontrollin e mjetit

Policia e gjeti përgjegjëse 29-vjeçaren Elinta Garo për aksidentin me 3 të plagosur mbrëmjen e të hënës në Kryeqytet dhe e arrestoi atë për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

E reja pasi humbi kontrollin e makinës përfundoi në trotuar duke aksidentuar kalimtarë të rastit, të cilët fatmirësisht morën lëndime të lehta.

Shkak i aksidentit i cili u regjistrua pranë Kopshtit Botanik rreth orës 19, dyshohet të jetë bërë shpërqëndrimi i 29-vjeçares nga telefoni.

Në ambientet e spitalit ndodhet vetëm një prej personave që mbeti i plagosur, teksa 2 personat e tjerë u larguan pasi morën ndihëm mjekësore.

Tv Klan