maganiGugash Magani – Trajner i Tiranës:Po ju them që do të rishikoj pozicionin tim, do të flas me Presidentin Halili. Për tifozët e Tiranës derbi është tepër i rëndësishëm dhe unë duhet të marr përgjegjesinë, pavarësisht se ne jemi mundur për gabim e portierit.”

Këto kanë qenë fjalët e Gugash Maganit pas disfatës në derbin me Partizani. Një ditë pas ndeshjes, mësohet se trajneri i Tiranës ka takuar Presidentin Refik Halili për të sqaruar qëndrimin e tij.

Magani ka pranuar se nuk e shikon si vendim të nxituar, por për të respektuar klubin dhe tifozët ka kërkuar ballafaqimin me Presidentin Halili. I kontaktuar nga Tv Klan, Magani tha se në takim i kishte parashtruar Presidentit argumentat e tij mbi ndeshjen e fundit dhe situatën në skuadër.

Pritet që Halili të marrë një vendim nëse Magani do të vijojë të qëndrojë te Bardheblutë. Sipas një njoftimi zyrtar të klubit, do të pritet një vendim gjatë së dielës. Gugash Magani nuk ka qenë i pranishëm në stërvitjen e së shtunës, që është drejtuar nga drejtori teknik Devi Muka.

Të gjithë janë në heshtje, pasi humbja në derbi ishte tepër e rëndë për ambientin Bardheblu. Gugash Magani erdhi te Tirana në mesin e sezonit të kaluar ku ekipi rrezikonte rënien nga kategoria.

Tv Klan