Budapesti kërkon që centralin e saj bërthamor t’a zgjerojë me kompaninë ruse “Rosatom”, disa vende kërkojnë që të futet në listën e zezë

Hungaria do të vërë veton ndaj çdo sanksioni të Bashkimit Evropian kundër Rusisë që ndikon në energjinë bërthamore.

Kryeministri Viktor Orban për radion shtetërore u shpreh se Hungaria që mbështetet më shumë tek energjia bërthamore do të paguajë një çmim shumë të lartë për shkak të paketës së ardhshme të sanksioneve nga BE.

Ukraina tashmë i ka bërë thirrje BE- që të përfshijë në sanksione kompaninë shtetërore ruse të energjisë bërthamore Rosatom, një veprim që deri më tani është bllokuar nga Hungaria, e cila ka një central bërthamor të ndërtuar nga Rusia që planifikon ta zgjerojë me Rosatom. Orban përsëriti në një intervistë se ndaj sanksioneve mbi energjinë bërthamore duhet të vihet padyshim veto. “Ne nuk do të lejojmë zbatimin e planit. Kjo nuk bëhet fjalë”, tha kryeministri hungarez.

Perëndimi nuk ka vendosur sanksione ndaj Rosatom që kur Rusia pushtoi Ukrainën. Centrali bërthamor i Hungarisë “Paks” ka katër reaktorë të vegjël të ndërtuar nga Rusia me një kapacitet të kombinuar prej rreth 2,000 megavat, të cilët filluan të funksionojnë midis 1982 dhe 1987.

Ai gjeneron rreth gjysmën e fuqisë së tij dhe centrali e merr karburantin e tij bërthamor nga Rusia. Sipas një marrëveshjeje të nënshkruar në 2014 me Rusinë, Hungaria synon të zgjerojë uzinën e saj “Paks” me dy reaktorë VVER të prodhimit rus me një kapacitet prej 1.2 gigavat secili me qëllim për të përballuar krizën energjitike.

Hungaria, anëtare e BE-së, ka kritikuar në mënyrë të përsëritur sanksionet e BE-së ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainën, duke thënë se ato nuk arritën ta dobësojnë Rusinë në mënyrë domethënëse, por po rrezikojnë të shkatërrojnë ekonominë evropiane.

Klan News