hysi

Vëmendja është te Elseid Hysaj. Mbrojtësi 21-vjeçar i Kombëtares që luan me Napoli është cilësuar si një nga talentet që duhen vëzhguar sipas faqes së UEFA-s në gjuhën italiane. Prej tij pritet shumë në finalet e Euro 2016.

“Të luash në skuadrën e Maradona është një ëndërr”, tha pak muaj më parë mbrojtësi luftarak nga Shqipëria që u mor nga Sarri te Napoli.

Besimi i tij u justifikua. “Sot Hysaj vlen trefishin e asaj që na pagoi Napoli”, deklaroi presidenti i Fabrizio Corsi.

Nuk i dihet se sa do të rritet vlera e kartonit të tij, pas Euro 2016. “Kur i dhashë mundësinë të debutonte ishte 18 vjeç dhe mendonin se isha i çmendur, por është një lojtar i mirë dhe do të rritet akoma” sqaroi trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi.

Elseid Hysaj që po kalon një sezon të suksesshëm me Napoli pret të bëhet akoma më i kërkuar në Europian. Ai është përmendur nga UEFA së bashku me 4 lojtarë të tjerë me prespektivë. Para pak ditësh Hysaj u zgjodh në 11-shen e Calciomercato.com si një prej lojtarëve më të votuar të Serie A.

Tv Klan