I dënuar me 8 vite në Itali, kapet 32-vjeçari me 2 emra në Lezhë

I dënuar me 8 vite në Itali, kapet 32-vjeçari me 2 emra në Lezhë

12:04 09/11/2020

Policia e Lezhës në bashkëpunim me Interpol Tirana kanë kapur një 32-vjeçar që ishte në kërkim ndërkombëtar.

Në një njoftim për mediat policia bën me dije se është arrestuar Patrick (Edmir) Shyti (Paloka), 32-vjeç i dënuar me 8 vite burg, me qëllim ekstradimi në Itali.

Arrestim i tij është bërë pasi Gjykata e Monza-s, Itali, në maj 2019, e ka dënuar me 8 vite burgim, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë./tvklan.al





Të ngjashme