I dënuar me burg, kapet 41-vjeçari

I dënuar me burg, kapet 41-vjeçari

10:58 18/07/2020

Pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në kërkim po lëvizte me mjet në drejtim të Lezhës, Policia Rrugore ka mirëorganizuar punën duke bërë të mundur që në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shengjinit” , bllokimin e mjetit tip “Volkswagen”, si dhe të drejtuesit të mjetit, Y.B., 41 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim në nëntor të vitit 2019, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme. /tvklan.al





Të ngjashme