Ky është AltinValiasi dhe ky tjetri Durim Dervishi. Dy të rinjtë u arrestuar një ditë më parë nga policia e Tiranës për gjobëvënie ndaj një biznesmeni  në vlerën e 10 mijë eurove. Valiasi dhe Dervishi kanë dalë para gjykatës së krimeve rënda ku janë njohur me masën e sigurisë arrest me burg.

Hetimi për ta kishte nisur rreth në muaj më parë kur denoncuesi kishte marrë telefonata kërcënuese. Prokuroria ka vënë në përgjim disa  numra telefoni dhe ka rezultuar se 21-vjecari Valiasi ka folur edhe me numrin e babait të tij. I arrestuari tjetër 19-vjeçari Durim Dervishi ka thënë para gjykatës se nuk ka lidhje me këtë histori. Ai ka sqaruar se vetëm ka shoqëruar mikun e tij ditën ku do të merreshin  paratë.

Gjatë kontrollit në banesat e të ndaluarve  policia gjeti 1 automatik, 11 celulare dhe 5 karta SIM të cilat janë përdorur për kërcënimin.

Tv Klan