Një 48-vjeçar është arrestuar pas 4 muaj pasi kërkohej për vrasje me dashje të mbetur në tentativë.

Lulzim Hasanaj qëlloi me armë qytetarin me iniciale Y.B. në fshatin Kamicë të Malësisë së Madhe më 5 Maj 2018, duke e lënë të plagosur. Pas ngjarjes, Hasanaj u arratis ndërsa gjykata e Shkodrës vendosi ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg në mungesë.

Ai akuzohet për vrasje me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të metejshme.

/tvklan.al