Dy gra humbën jetën pasi u përplasën nga një automjet teksa po kalonin rrugën në Durrës. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në lagjen numër 17 të qytetit në zonën e ish-kënetës.

Viktimat, që sapo kishin zbritur nga autobusi urban, u goditën fatalisht nga një automjet tip BMW. Përlasja ishte aq e fortë, sa Bukurie Cufaj 56 vjeç dhe nusja e djalit të saj Sabije Cufaj 38 vjeç ndërruan jetë në vend.

Drejtuesi automjetit, një 22-vjeçar, ndaloi në vendin e ngjarjes pas aksidentit. Ai nuk tentoj të largohej duke pritur efektivat e policisë, të cilët e shoqëruan në komisariat.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por një grup ekspertësh shkuan në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat. Paraprakisht thuhet se 22-vjeçari, drejtuesi i automjetit, ka deklaruar se viktimat i kanë dalë përpara në mënyrë të befasishme. Ai tha se pavarësisht manovrimit, nuk ka mundur të shmangë aksidentin.

Tv Klan