Zbulohet identiteti i shqiptarit të vrarë me plumb në kokë në Itali mbrëmjen e së premtes. Sipas mediave italiane, viktima është Enriko Aliaj 20 vjeç.

Ky i fundit u qëllua me pistoletë brenda shtëpisë së tij në provincën Ponte D’Olio të Piaçencës. Si autor të dyshuar të ngjarjes, policia italiane ka ndaluar vëllain 18-vjeçar të viktimës, i cili po hetohet për vrasje. Por pista tjetër e hetuesve është që dyshohet që ngjarja të jetë aksidentale.

Edhe vëllai i viktimës, në dëshminë paraprake të hetuesve, i tha policisë së Enriko Aliaj u qëllua aksidentalisht në kokë me pistoletën që mbante vetë.

I dyshuari u ndalua nga policia pas disa orësh negociata pasi ishte mbyllur brenda në shtëpi. Kanë qenë fqinjët ata të cilët lajmëruan policinë për ngjarjen. Viktima, edhe pse u transportua në spital, nuk mundi të mbijetonte.  /tvklan.al