Ikona e kinemasë, Sophia Loren feston sot ditëlindjen e saj të 90-të.

Loren, e lindur në Romë  më 20 shtator 1934, do të shuajë 90 qirinjtë e saj në një festë private në një hotel luksoz në qendrën historike të kryeqytetit italian. Aktorja do të takojë rreth 150 miq, kolegë dhe familjarë për një darkë në tarracën e hotelit me pamje nga “Banjat e Dioklecianit”.

Siç shkruan “Il Corriere della Sera”, atje ajo do të përurojë edhe një suitë që mban emrin e saj. Për këtë rast të veçantë, ylli italian do vishet nga miku e stilisti i saj i preferuar Giorgio Armani. Edhe në Lincoln Center në Neë York pritet të shfaqen pjesët më të bukura të roleve të saj, siç është përshembull versioni i famshëm i “Marriage Italian Style”.


Loren është një prej aktoreve të fundit ende gjallë që nga periudha e quajtur “Epoka e Artë e Hollivudit”.  Karrierën e saj filmike e nisi pasi doli finalist në konkursin e bukurisë Miss Italia 1950.

Producentja italiane e filmit Carlo Ponti ndryshoi emrin e saj nga Sophia Scicolone në Sophia Loren për të tërhequr një audiencë më të gjerë dhe roli i saj i parë ishte në The Gold of Napolit (1954), me regji të Vittorio De Sica. Ajo u bë një nga femrat më tërheqëse të viteve 1950 dhe luajti në një seri filmash me Marcello Mastroianni si dhe yjet e Hollivudit Cary Grant e Anthony Perkins.

Performanca e saj si Cesira në filmin e De Sica-s La Ciociara (Dy Gra) të vitit 1961 i dha asaj një çmim Oscar për aktoren më të mirë, duke e bërë atë aktorin/en e parë që fitoi një Oscar për një interpretim në gjuhë të huaj. Gjatë dekadave të mëvonshme Loren fitoi gjithashtu 7 çmime rekord “David di Donatello” për aktoren më të mirë, 5 “Golden Globes”, një Oscar Nderi në 1991 dhe një Çmim Vizionar në 2021.

Paraqitja e saj e fundit në film ishte në vitin 2020, me “The Life Ahead”, me regji të djalit të saj Edoardo Ponti. Loren, e cila aktualisht jeton në Gjenevë, ishte e martuar me Carlo Ponti, i cili ndërrroi jetë në vitin 2007. Ajo ka dy djem, Edoardo dhe Carlo Ponti Jr. Gazeta “La Repubblica” e ka shoqëruar ditëlindjen e saj me atë të Brigitte Bardot, e cila do të mbushë po ashtu 90 vjeç më 28 shtator.

Ne kemi përzgjedhur disa nga fotot e Loren përgjatë 90 viteve, ku në secilën padyshim duket një yll!

/tvklan.al