Dy ngjarje të rëndësishme me protagoniste edhe Shqipërinë po zhvillohen njëherësh në Itali. Pas hapjes së Bienales së Arkitekturës në Venecia ku pavijoni ynë prezantohet me Tiranën e katit përdhes, një tjetër ekspozitë është hapur në Trieste prej fundit të Majit. Në “Imago Mundi”, që prej dy vitesh shëtit kryeqendrat e artit botëror, portreti i vendit tonë krijohet nga 163 artistë nga Shqipëria dhe Kosova.

Koleksioni shqiptar quhet “Knots”, “Nyje” në funksion të idesë së ekspozitës, shkurtimin e distancave mes popujve me angazhimin e artistëve nga 40 vende të botës.

Shqipëria çon në “Imago Mundi” ndërprerjen e lidhjes me shtypjen ideologjike dhe estetike të së kaluarës dhe hapjen e artit shqiptar me pjesën tjetër të botës.

Ndalesa në “Salone Degli Incanti”, “Qendra e  Artit Modern dhe Bashkëkohor” në Trieste do të jetë deri në 2 Shtator.

Tv Klan