Reperja e famshme Bhad Bhabie ka shqetësuar ndjekësit  me postimet e saj. Ao ka ndarë në rrjetet sociale foto e video ku shfaqet ish i dashuri i saj, Le Vaughn duke e dhunuar.

Reperja, emri i vërtetë i së cilës është Danielle Bregoli, i postoi imazhet ditën e diel. Videoja daton më 30 qershor dhe në të shihet Le, me të cilin ka edhe një vajzë, që e rrëzon në tokë dhe i vendos gjurin në kurriz.

BB ndau edhe foto ku dukej syri i nxirë dhe mavijosje të tjera në fytyrë. Më pas ajo i fshiu videot dhe fotot nga Instagram-i.

Më vonë ajo tha se i dhanë fund lidhjen në maj.

Ky burrë mendon se do të më  marrë vajzën! Thuaj ç’të duash, të përpiqesh të më marrësh fëmijën është çmenduri”, shkroi ajo në një postim tashmë të fshirë.

Në mars ata u panë duke u grindur, por gjërat dukeshin se në përgjithësi shkonin mirë pas BB postonte shumë foto të tijat. Lidhja e tyre nisi në korrik të vitit 2020 dhe më vonë ajo bëri një tatuazh “1111” si dedikim për ditëlindjen e tij, 11 nëntor.

Në muajin mars, Bhad Bhabie dhe LV u bënë prindër të një vajze, Kali./tvklan.al