Vijon jehona e akuzave të reja, nga mediat e huaja për reperin famëkeq Sean Diddy Combs. Në paditë tronditëse kundër P Diddy, 120 viktima të tjera janë paraqitur për të akuzuar reperin për abuzim seksual, duke përfshirë të mitur në atë kohë. Ndërsa avokati i viktimës pretendon se ai i drogonte viktimat e tij duke përdorur një qetësues kuajsh.

Deklarata u bë nga avokati Tony Buzbee, i cili njoftoi se ai përfaqëson 120 viktima të reja, të cilat ai beson se kanë çështje ligjore kundër reperit. Nga këto viktima, 25 ishin të mitur kur abuzimet e dyshuara ndodhen midis vitit 1991 dhe këtij viti.

“9 vjeçari në atë kohë, u dërgua në New York City për të bërë audicione për Bad Boy Records. Ky individ dyshohet se u sulmua seksualisht nga Sean Diddy Combs dhe disa njerëz të tjerë në studio. Atij dhe prinderve iu premtua një kontratë regjistrimi”.

Nga ana tjetër ekipi ligjor i Diddy iu përgjigj akuzave të reja menjëherë pasi Buzbee foli publikisht. Avokatja i konsideron te rreme të gjitha pretendimet se ai ka abuzuar seksualisht me këdo, përfshirë të miturit.

Mijëra telefonata me akuza të reja kanë vërshuar ne zyrën ligjore të Buzbee që kur prokurorët federalë paditën Diddy dhe e arrestuan atë javën e kaluar. Diddy po përballet me një gjyq penal pasi i është mohuar lirimi me kusht prej 50 milionë Dollarëve.

Klan News