“Qytetarët mbi 57 vjeç t’i drejtohen pikave të vaksinimit. Do ulim pragun në mbi 50 vjeç” 

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu zgjodhi që përkrah ekipit të vaksinuesve tek Sheshi Skënderbej t’u bëjë thirrje qytetarëve mbi moshën 57-vjeçare të imunizohen pranë qendrave përkatëse.

Nëpërmjet një postimi në Facebook ministrja Manastirliu thekson se pjesë e procesit të vaksinimit masiv mund të bëhen edhe kategoritë e riskuara të popullatës.

Tashmë që prej nisjes së procesit të imunizimit janë injektuar mbi 871 mijë doza anti-covid, ku mbi 300 mijë qytetarë janë vaksinuar plotësisht.

Me ardhjen e 100 mijë dozave të Sinovac dhe 11.700 të tjera nga Pfizer brenda këtyre ditëve, do të ulet fasha e vaksinimit edhe për moshat mbi 50 vjeç, ndërsa deri në fund të muajit pritet të injektohen 1 milionë vaksina anti-covid.

Klan News