Një vazo 3500-vjeçare është thyer aksidentalisht nga një djalë i vogël gjatë një vizite në një muze në Izrael.

Muzeu Hecht në Haifa tha për BBC se relikja i përkiste Epokës së Bronztë që datonte në vitet 2200-1500  para Krishtit dhe ishte e rrallë për shkak të gjendjes së mirë që kishte. Artefakti ndodhej në një vitrinë në hyrje të muzeut pa xham mbrojtës pasi institucioni beson se ka “diçka të veçantë” në shfaqjen e objekteve arkeologjike “pa pengesa”.

Muzeu tha se ishte një aksident ndërsa djali dhe familja e tij janë ftuar sërish për një shëtitje të organizuar. Sipas muzeut, ngjarja ndodhi disa ditë më parë kur djali i cili është rreth moshës 4-5 vjeç, ndodhej aty për një vizitë.

“Ka instanca për sendet që dëmtohen me dashje dhe raste të tilla trajtohen me shumë ashpërsi, duke përfshirë edhe policinë. Kjo situatë nuk ishte rasti. Vazoja u dëmtua aksidentalisht nga një fëmijë i vogël dhe përgjigja do të jetë siç duhet”.

Një specialist do të kujdeset për ta rikthyer vazon në gjendjen e mëparshme dhe brenda një kohe të shkurtër do të rivendoset në vendin e saj.

Muzeu tha se “kur është e mundur, sendet prezantohen pa pengesa apo mure xhami”. Dhe pavarësisht “incidentit të rrallë”, muzeu dëshiron ta vazhdojë traditën./tvklan.al