Arrin në 10%. BE e ndarë në 2 kampe për tavanin e çmimit të gazit rus

Lufta ruse në Ukrainë ka bërë që inflacioni në Gjermani të arrijë në nivelet më të larta që prej viteve ’50, kur ky vend vuante akoma pasojat e rrënimit ekonomik të Luftës së Dytë Botërore. Zyra gjermane e statistikave njoftoi se inflacioni preku kuotën e 10%-shit, i pari nivel dyshifror që pas vënies në qarkullim të Euros në vitin 2002.

Kriza energjitike ka rritur disa herë çmimet, përfshirë edhe atë të energjisë elektrike. Parashikohet që vitin e ardhshëm, motori ekonomik i Bashkimit Europian të hyjë në recesion.  

Në Francë, inflacioni ka arritur në 6.2% por tendenca është që vitin tjetër të kapërcejën 7%-shin. Rritja e çmimeve ka shtuar protestat nga grupet e majta dhe sindikalistët. Mbi 40 mijë persona protestuan në Paris, me kërkesën për rritje pagash. 

Sakaq, ministrat europianë të energjisë kanë gjetur dakordësinë për reduktimin me 10% të kërkesës për energji mes vendeve anëtare, duke detyruar familjet dhe biznesin të kursejë. Konsumi do të ulet me 5% në orët e pikut. Dakordësi edhe për tatimin e fitimeve ekstra, duke shfrytëzuar krizën edhe për firmat që prodhojnë energji me kosto të ulët. Por vende si Gjermania, Austria, Hungaria e vende të tjera që në këtë hartë shfaqen me të kuqe janë kundër vendosjes së kufirit të çmimit të gazit për Rusinë, duke bërë që edhe kjo krizë, ta ndajë uninin në dy blloqe.

Tv Klan