Mbi 12,655 persona në Shqipëri rezultojnë të paarsimuar në asnjë nivel apo cikël shkollor sipas gjetjeve të Censit të Popullsisë dhe Banesave të 2023 sipas Institutit të Statistikave.

Të ndara sipas gjinisë, femrat kanë numrin më të lartë të kësaj shifre sa i përket mungesës së arsimimit dhe janë konkretisht 7,585 femra që nuk kanë ndjekur asnjë ditë të vetme shkollën, kundrejt 5,070 meshkujve sipas shifrave zyrtare.

Nga ana tjetër Instituti i Statistikave bën të ditur në të dhënat e fundit të Censit se në total 871,110 persona kanë kryer arsimin fillor apo 9-vjeçar në vendin tonë. Prej të cilëve janë 468,866 femra të cilat kanë kryer këto cikle të arsimit, ndërsa meshkujt janë më pak, përkatësisht 402,244 individë.

Ndërsa nëse flasim për nivelet më të larta të studimeve si Master apo Doktoraturë, 204,086 persona kanë një nga këto cikle studimesh thuhet në publikimin e Institutit të Statistikave. Edhe tek cikli i studimeve Master apo Doktoraturë, ka një dominancë prej 118,526 femrave kundrejt 85,560 individëve meshkuj vihet re tek të dhënat e Censit të Popullsisë dhe Banesave për vitin 2023.

Klan News