Supermodelja shfaqet në premierën e filmit të aktorit

Bradley Cooper dhe Irina Shayk kanë ndezur thashethemet për një ribashkim të mundshëm. 

Ish-çifti, i cili filluan lidhjen e tyre më parë në vitin 2015 janë fotografuar së fundmi me vajzën e tyre të vogël të buzëqeshur rrugëve të New York-ut.  Teksa e gjitha kjo dukej një shëtitje familjare ata gjithashtu darkuan së bashku më pas me miqtë e tyre.

Teksa çifti nuk ka mohuar apo pohuar zërat dhe thashethemet supermodelja e njohur është shfaqur në premierën e filmit më të ri të aktorit “Nightmare Allay”.

Cooper e përshkroi praninë e modeles në premierën e filmit si diçka shumë të veçantë për të. Modelja u shfaq në eveniment në një formë mjaft seksi me një kostum të zi, ku ndaloi në tapetin e kuq për të bërë foto.

Supermodelja dhe aktori kane qenë në një lidhje për 4 vite përpara se ata të ndaheshin në vitin 2019.

Ata kanë një vajzë 4-vjeçar me emrin Lea dhe të dy janë përkujdesur për të qenë sa më pranë saj bëjnë me dije burime pranë çiftit.

Tv Klan