Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka dalë sot për vlerësimin e sigurisë në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Seanca ka nisur që në orën 09:00, dhe para togave të zeza bashkë me Beqajn janë edhe 7 të akuzuarit e tjerë për abuzimet me fondet në SASPAC, institucionin që drejtonte ish-ministri.

Gazetari Merin Maçi bëri me dije se ata i janë drejtuar gjykatës për një masë më të lehtë sigurie.

Beqaj dhe bashkëpunëtori i tij Ermal Kurtulaj ndodhen në arrest me burg, 4 persona të tjerë janë nën masën e sigurisë arrest shtëpie, ndërsa 2 në masën e sigurisë detyrim paraqitjeje.

“Që në nisje të këtij procesi gjyqësor, Beqaj përmes avokatëve u ka parashtruar një kërkesë për një masë sigurie të butë duke ofruar edhe një garanci pasurore në vlerën e 5 mln lekëve që është refuzuar nga trupa e Gjykatës së Posaçme”, raportoi gazetari.

Megjithatë mbetet për t’u parë se cili do të jetë verdikti i trupës gjyqësore./tvklan.al