Administratori i një prej kompanive që dyshohet nga SPAK se lëshonte fatura fiktive në dosjen e abuzimit me fondet e SASPAC, Gazmend Haxhia, u lirua nga masa “arrest shtëpie”.

Gjykata e Posaçme e zbuti masën e sigurisë ndaj tij këtë të enjte duke përcaktuar vetëm “detyrim paraqitje”.

Haxhia administronte kompaninë ‘Landways International’ për të cilën Prokuroria e Posaçme pretendon se ish-ministri Ilir Beqaj, si drejtues i SASPAC i dha 125 mijë € tender për organizimin e një eventi.

Tv Klan