Ish-presidenti i Kinës Jiang Zemin ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare në Shangai.

Një nga figurat më të rëndësishme të historisë së Kinës në vitet e fundit, mandati i tij përkoi me periudhën kur Kina u zhvillua me shpejtësi.

Në një deklaratë të Partisë Komuniste kineze shkruhet se ai vdiq për shkak të leucemisë dhe humbjes së funksionit të organeve.

Më tej, shton se njihet si  “lider i jashtëzakonshëm me prestigj të madh” dhe “luftëtar i sprovuar komunist”.

Jian erdhi në pushtet në vitin 1989 pas masakrës në sheshin Tiananmen në Pekin që solli veçimin e Kinës nga shtetet e tjera. Në vdekjen e tij, Kina po përballet me disa nga protestat më të forta që pas Tiananmen teksa kundërshton kufizimet e Covid-19./tvklan.al