ish te perndjekuritNë ditën e pestë të grevës së urisë ish-të përndjekurit politikë thonë se do të vetëflijohen deri në plotësimin e kërkesave që i kanë parashtruar për zgjidhje qeverisë.

17 grevistët e ngujuar përpara parlamentit kanë shfaqur përkeqësim të gjendjes shëndetësore. Në orët e para të mëngjesit, Bedrie Buzaxhiu si pasojë e gjendjes së rënduar shëndetësore është dërguar në spital, ku vijon të marrë ende ndihmën mjekësore.

Fatmir Hoxha: “Nga momenti në moment gjendja po përkeqësohet, ne jemi të vendosur deri në vetëflijim, duam që takimet t’i bëjmë këtu ku jemi ngujuar, nuk pranojmë asnjë takim veç atij mes grevistëve. Ne kërkojmë zbatimin e ligjit, kërkojmë atë që xhelatët tanë të marrin dënimin e merituar.”

Ish-të dënuarit politikë i kanë parashtruar për zgjidhje qeverisë pesë kërkesa mes të cilave edhe dëmshpërblim total për të gjithë ata që kanë statusin e të përndjekurit politik dhe që i takon dëmshpërmblimi brenda dy viteve, e që janë gjallë.

Ata kërkojnë rikthimin në administratë të të gjithë fëmijëve të ish-të përndjekurve që janë larguar nga puna, shtimin në dëmshpërblim të internimit, rihapjen e dosjeve që kanë mbetur pezull në Ministrinë e Drejtësisë, si dhe dënimin e figurës së diktatorit Hoxha dhe daljen jashtë ligjit të Partisë Komuniste, pasi sipas tyre ajo përbën një rrezik të madh për Shqipërinë.

Tv Klan