Ishte dëbuar nga Italia, arrestohet shqiptari i dënuar për vjedhje



Ishte dëbuar nga Italia, arrestohet shqiptari i dënuar për vjedhje

00:25 21/10/2020

Një 28-vjeçar shqipar është arrestuar, pasi më herët ishte dënuar për vjedhje dhe gjykata kishte vendosur për dëbimin nga Italia.

Mediat vendase shkruajnë se një 28-vjeçar shqiptar  që përdorte një identitet të rremë, por prej kohësh ishte në hetim dhe u arrit që të kapej në Siena.

I riu kishte për të kryer një dënim dhe i ishte ndaluar hyrja Itali për 10 vite. Edhe pse me probleme me drejtësinë, ai lëvizte bashkë me 4 shqiptarë të tjerë.

Tashmë 28-vjeçari do të dërgohet në burg dhe do të kryejë të gjithë dënimin e caktuar më herët.

Bashkë me të riun është arrestuar dhe një shok i tij, pasi gjatë kontrollit i është gjetur një thikë në makinën me të cilën po udhëtonin.

Policia në Itali prej ditësh po vijon me kontrolle të shumta kundër grupeve kriminale dhe ka arrestuar disa shqiptarë të përfshirë në disa krime./tvklan.al




Të ngjashme