Pianistja shqiptare e njohur në Gjermani

Koncerti me repertorin e Chopin ka kthyer në Tiranë pianisten e talentuar Iva Zurbon. Në skenën e Tonon Harapit në Liceun Artistik aty ku ajo nisi mësimet, Zurbo performoi për më shumë se një orë.

Aktivitetin e saj artistik, Iva e ka vendosur në Gjermani, ku është vlerësuar nga kritika megjithëse edhe pse në këtë fazë jo gjithçka është e lehtë për të.

Iva Zurbo: Të jesh koncertist ka shumë rreziqe sepse ne e pamë në periudhën e pandemisë, gjithçka mbyllet. Punonim në një farë mënyre privatisht. Si pianist është shumë e vështirë që të jesh në orkestër pasi nuk ka një repertor që të luash në orkestër.

Për Ivën, mundësitë që një artist të zhvillohet janë më shumë jashtë vendit, aty ku ka më shumë hapësira dhe  arti vlerësohet më shumë.

Iva Zurbo: Janë më të zhvilluara nga ana artistike dhe kanë një eksperiencë më të madhe me muzikantët. Për momentin atje krijohen më shumë mundësi, ka më shumë salla, ka më shumë instrumente të përshtatshme dhe për këtë arsye dhe publiku është më i njohur me muzikën klasike.

Edhe pse është ngjitur në shumë skena të ndryshme nëpër botë, emocionet më të mëdha ajo i ndjen sa herë kthehet dhe luan para publikut shqiptar. Ndonëse shumë njohës të artit në Gjermani e kanë vlerësuar si një talent të rrallë, pianistja e mendon që karrierën ta zhvillojë në Shqipëri.

Tv Klan