Chrisiii

Sipas revistës “People” aktori Chris Hemsworth është mashkulli më seksi në botë.

Çmimi aktorit iu komunikua gjatë show-t të Jimmy Kimmel, ku nëpërmjet një lidhjeje në “Skype” aktori u shpreh se: “Jam i lumtur që kam fituar këtë çmim, të jesh “seksi” është një bonus, e jam vërtet i nderuar”.

Kimmel e pyeti Chris se nëse vëllai i tij, Liam Hemsworth i ishte gjithashtu i lumtur për fitoren e vëllait.

“Sigurisht që është. Unë dhe Liam jemi praktikuar së bashku, prandaj ia di për nder atij për këtë fitore” – u shpreh 31 vjeçari.

Ndërsa në fund të fjalës së tij, aktori e bëri dhe një koment me doza humori, teksa dekraloi se: “Sigurisht, që me anë të kësaj fitoreje tani e tutje do të mburrem kur të shkoj në shtëpi. Do t’i them gruas, se njerëzit mendojnë se jam mashkulli më seksi, prandaj nuk duhet të laj enët apo të ndërroj pelenat. Tashmë ndihem superior”.

M.S