Japonezët janë njerëzit që jetojnë më gjatë në botë. Një raport i qeverisë japoneze tregoi se numri i njerëzve në Japoni që janë mbi 100 vjeç ka arritur këtë vit një shifër rekord prej më shumë se 95,000 persona.
Shifër kjo që konfirmon krizën demografike që ka prekur ekonominë e katërt më të madhe në botë, ndërsa popullsia e saj vazhdon të plaket dhe tkurret.
Që nga 1 Shtatori, në Japoni jetojnë mbi 95 mijë 100-vjeçarë, domethënë 2,980 më shumë se një vit më parë.
Rreth 84 mijë prej tyre, ose gati 90 për qind e mbi 100-vjeçarëve janë gra dhe vetëm 11,161 janë burra.
Japonia është aktualisht shtëpia e personit më të vjetër të gjallë në botë. Ai është Tomiko Ituka, i cili ka lindur më 23 Maj 1908 dhe është 116 vjeç.
Mbajtësja e mëparshme e rekordit botëror ishte Maria Branias Morera, e cila vdiq muajin e kaluar në Spanjë në moshën 117-vjeçare.
Ituka jeton në një shtëpi pleqsh në Ashiya, në prefekturën Hyogo të Japonisë perëndimore.
Të dhënat e publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme treguan gjithashtu se rreth 36 milionë qytetarë japonezë do të jenë 65 vjeç e lart brenda vitit 2024, duke përfaqësuar 29.3% të popullsisë, një nivel i ri rekord.
Me këtë normë, Japonia kryeson listën e 200 vendeve për sa i përket plakjes së popullsisë, e ndjekur nga Porto Riko me 24.7% dhe Italia me 24.6.
Tv Klan