Kryeministri britanik Keir Starmer është vënë në qendër të kritikave. Shkak për këtë janë bërë dhuratat në shuma të majme që ka marrë.

62-vjeçari ka deklaruar për autoritet bileta dhe dhurata falas që ka marrë kohët e fundit numri i të cilëve ja kalon liderëve të tjerë të partive të mëdha në Britaninë e Madhe.

Kryeministri ka pranuar pothuajse 40  bileta falas gjatë kohës së tij si lider i Laburistëve, kryesisht për ndeshje futbolli, por edhe për koncerte ku ai ka parë yjet e muzikës Taylor Swift dhe Coldplay.

Ai u kritikua këtë javë për dhuratat që mori nga  politikani tjetër Lord Alli. Këto dhurata përfshijnë veshje në shifrën 12,000 £ dhe  syze me vlerë 2,485 £.

Çështja e pranimit të dhuratave ka ngjallur debat në Britaninë e Madhe pasi media e njohur Finacial Times bëri të ditur se gjatë zgjedhjeve ai kishte marrë dhurata me vlerë 76,000 £ .Në këtë shifër përfshihen edhe akomodimet e liderit laburist nëpër hotele të ndryshme.

Starmer  ka sqaruar me herët  se ai pranon bileta falas kur dëshiron të shikojë ndeshje futbolli ose koncerte edhe për shkak të kërkesave që lidhen me sigurinë  .

Klan News