Feim Lilo 28 vjeç u gjet i vdekur në banesën e tij në Itali në Nëntor 2021, pikërisht në ditën e lindjes së tij. Ai ishte vetëvarur, sipas policisë italiane, ndërsa familja e tij që jeton në fshatin Alarup të Pogradecit nuk ka informacion se çfarë po ndodh me hetimet.

Për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus kanë folur nëna, vëllai dhe motra e viktimës.

Vëllai i Feimit, Denisi, thotë se pronari shqiptar ku punonte vëllai i tij i ndjerë ishte personi që zbuloi trupin e pajetë të 28-vjeçarit.

Sipas tij, para se të gjendej i vdekur, Feim Lilo i kishte dërguar një mesazh pronarit të tij, të cilit i thërrasin Mirko, por që emrin e ka Jetmir.  

Denis Lilo: Kam mesazhin e fundit thotë, siç tha italiani, që m’i bëj hallall të gjitha, kaq qe jeta ime. Tha po të duash këtë mesazh e kam.

Spartak Koka: Kujt ia kishte dërguar?

Denis Lilo: Mirkos, pronarit. Ia kishte dërguar. Po të duash tha ta dërgoj unë këtë mesazh. Po kështu më ka thënë, m’i bëj hallall të gjitha çfarë kam bërë e çfarë s’kam bërë, jeta ime kaq e pati, deri këtu qe.

Spartak Koka: E ke ti këtë mesazh?

Denis Lilo: Jo.

Spartak Koka: Pse?

Denis Lilo: Nuk e kam këtë mesazh.

Nëna e viktimës: Na e tha me gojë ai neve pronari.

Denis Lilo: Tani nuk e dimë e ka a jo, por siç na ka thënë që e kam këtë mesazh.

/tvklan.al