brangelina1

Angelina Jolie dhe Brad Pitt dukeshin të mrekullueshëm, në premierën e filmit “By The Sea”, të mbajtur mbrëmjen e së enjtes në “TCL Chinese Theater” në Hollywood.

Dyshja, prindër të 6 fëmijëve, rikthehen kështu krah njëri  – tjetrit në një film pas 10 vitesh.

“By The Sea” ka në qendër një çift, martesa e të cilëve është në krizë.

Dhe duke folur për realizimin e këtij filmi, për revistën “WSJ”, aktorja 40 – vjeçare tha se ajo dhe Pitt qëndruan larg njëri – tjetrit, në mënyrë që të luanin rolin e një çifti jo të lumtur.

“Na u desh të qëndronim secili në cepin e tij dhe jo të ishim burrë e grua. Ishte shumë e vështirë të luaje në ato skena pa u kujdesur për njëri – tjetrin”, u shpreh Jolie, e cila është edhe regjisorja e këtij filmi. /tvklan.al