Me dy gola, një prej të cilëve me 11-metërsh, Cristiano Ronaldo i dha fitoren Juventusit në transfertën e gjysmëfinales së parë të Kupës së Italisë ndaj Interit.

10 ditë pasi humbi në Serie A, Juve mori hak pasi në ndeshjen e kthimit do të jetë më e sigurtë për kualifikimin në finale. Në përballjen e mbrëmjes së sotme ishte Inter që kalon në avantazh me një aksion mjaft të shpejtë. Autor i golit Lautaro Martinez.

Por në mesin e pjesës së parë brenda 10 minutave Juve fitoi një panallti dhe shënoi golin e avantazhit. Të dy nga Cristiano Ronaldo. Portugezi shfrytëzoi më së miri gabimet e Young dhe Bastoni.

Pas 7 ditësh në ndeshjen e kthimit Inter do të ketë në dispozicion Lukakun dhe Hakimin. 

Tv Klan