Historia e javës së shkuar në “Ka Një Mesazh Për Ty” për lidhjen e gjakut mes Shegushes dhe Hermondit, i la të gjithë me pyetjen e madhe nëse ekziston një e tillë. Pas marrjes së kampionëve të tyre biologjikë në studion e “E diela shqiptare” në Tv Klan, ekspertët e fushës kanë sjellë përgjigjen e pyetjes që ka stërmunduar prej vitesh Shegushen. A është ajo motra e Hermondit dhe vajza e Xhemiles? Gjithçka varet nga fraza e shkruar në rezultatin e ADN-së.

Alban Llapaj: Në përfundim të ekzaminimeve biologjike, arrijmë në këtë konkluzion: Nga krahasimi i profileve gjenetikë të marra nga kampionet biologjike të shtetasve Hermond Aliu dhe Shegushe Xhovari, arrijmë në përfundimin se këto profile nuk paraqesin lidhjen gjenetike motër-vëlla.

Ardit Gjebrea: Pra nuk janë vëlla e motër?

Alban Llapaj: Jo.

Përgjigjja e specialistit i ka hapur rrugë një tjetër pyetjeje të Shegushes: Cila është nëna e saj? Në puntatën e kaluar, ajo shprehu bindjen se është Nailja, gruaja që lindi një vajzë në të njëjtën ditë si Xhemilja. Ardit Gjebrea dhe specialistët, u nisën drejt Peqinit për të takuar Nailen, me shpresën se ajo do të japë miratimin e kryerjes së analizës së ADN-së./tvklan.al

Ka një mesazh për ty – Margarita suprizon babain (10 Prill 2022)

Një vit larg njëri-tjetrit për t’u parë në programin “E diela shqiptare” në Tv Klan, në rubrikën e surprizave “Ka Një Mesazh Për Ty”. Babë e bijë më në fund takohen pas një periudhe të vështirë për të marrë mbështetjen e njëri-tjetrit. Kadriu, babai i Margaritës përlotet teksa sheh vajzën e tij që ka udhëtuar vetëm për të, për t’i dhënë një mesazh dashurie.

Kadri: Të falënderoj. Kjo ka ikur jashtë në Gjermani, ka një vit e ca që nuk  ka ardhur, flasim në telefon, por sidoqoftë zemra e babait… nuk ngopet me evlatin.

Margarita: Babi, përshëndetje! Të kam sjellë sot këtu babi për të të falënderuar për të gjitha sakrificat që ke bërë për ne, për 8 fëmijë, që na ke rritur, na ke shkolluar, edhe pse unë e ndërpreva shkollën, ashtu ishin kushtet. E di që ti e ke patur peng dhe ma ke shprehur edhe mua, unë të them që hiqe këtë peng. Ti erdhe vetë në Gjermani, më pe ku jetoja, unë jam mirë, ia kam dalë edhe pa shkollë. Por më kryesorja që të kam sjellë sot, e di që këtë vitin e fundit ti ke qenë shumë i trishtuar  që ke humbur 3 vëllezërit dhe gjithmonë në telefon më thua “ngela vetëm”. Dua të të them që s’je vetëm, na ke ne, 8 fëmijë, ke hallën, nipër, mbesa, i ke të gjithë./tvklan.al