Mbi 20 aktivitete ku përfshihet organizimi i panaireve ndërkombëtare të librit dhe pjesmarrja e botuesve Shqiptarë në panaire të rëndësishme ndërkombëtare janë miratuar së fundi nga Lidhja e Botuesve Shqiptarë. Kalendari i panaireve të librit për vitin 2003 parashikon që qytetet kryesore të vendit tonë por edhe mjaft qytete në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi të kenë kontaktet e tyre me botimet shqip dhe botuesit Shqiptarë.

Panairi i parë do të jetë ai i qytetit të Vlorës dhe do të startojë në datën 19 Mars në qëndrën e re tregtare te ketij qyteti. Keto panaire pritet te ndihmojnë shumë edhe në drejtim të shpërndarjes së librave në qytetet Shqiptare, që është edhe një nga problemet kryesore të botuesve.

“Mendojmë që panairet e librit në këto vite kanë ndikuar në afrimin e njerëzve me librin dhe është një mundësi më shumë që botuesit kryesorë Shqiptarë të interesuar që veprat e tyre të shkojnë te lexuesi, të kontaktojnë me këta lexues dhe të bëjnë të njohur në total të gjithë titujt që ata nxjerrin gjatë kësaj periudhe”.

Pjesmarrja e botuesve Shqiptarë në këto panaire do të jetë falas duke u financuar nga Lidhja e Botuesve si dhe nga bashkitë e qyteteve ku do të zhvillohen panairet, e gjitha kjo me qëllim që lexuesit Shqiptarë të kenë më tepër mundësi të njihen me botimet e reja, autorët, e të tjerë./tvklan.al