Temës së ditës së sotme në “Aldo Morning Show”, i është përgjigjur edhe moderatori Alban Musa. Ai është shprehur se nëse fëmija vendos t’i ndërpresë studimet pas gjimnazit pasi do apo i duhet të punojë për të nuk ka asnjë problem, mjafton vetëm që mos të rri kot, se shkollën mund ta bësh edhe në një moment të dytë.

Gjithashtu ai ka ndarë edhe pak nga eksperienca e tij, ku ka thënë se vetë ai ka punuar dhe ka studiuar në të njëjtën kohë.

Alban Musa: Varet ça do bëj, se studimet mund ti lëri, por si do e vazhdojë jetën e vetë?

Megi Latifi: Po nuk do fare për shembull nuk do.

Alban Musa: Këtu është problem. Prindi duhet t’i induktoj që i vogël fëmijës së vetë se shkolla është shumë e rëndësishme e ardhmja mbi të gjitha është shumë e rëndësishme, puna është shumë e rëndësishme kështu që nuk mund të rri kot. Nuk ke faj që e  bën këtë pyetje se shoqëria shqiptare është bërë një lloj shoqëria që ka krijuar një lloj stereotipi për të rinj që rrinë kafeve,  të rinj që rrinë kot, që nuk  bëjnë asgjë nuk shkojnë as në shkollë, por as nuk punojnë.

Megi Latifi: Po ti ke pasur kështu problemesh?

Alban Musa: Jo, unë kam punuar që 16 vjeç dhe kam punuar dhe kam studiuar, i kam bërë të dyja njëkohësisht. Mendoj se për një të ri nuk ka gjë më të rëndësishme se sa të studioj, apo dhe të  punoj. Unë nuk jam me konceptin duhet të studiosh, mos të punosh, unë them nëse një i ri do të punoj dhe nuk do të shkojë në shkollë shumë mirë, le të  punojë, shkolla aty është le ta bëjë mbrapa./tvklan.al