Një aksident ka ndodhur këtë të martë në rrugën Carralevë-Duhël në Kosovë. Në këtë aksident janë përfshirë një autobus dhe një kamion.

Sipas asaj që shkruan Klan Kosova, të paktën tre persona kanë mbetur të lënduar lehtë nga përplasja. Ata janë transportuar në urgjencë në Suharekë.

Si pasojë e përplasjes autobusi ka dalë nga rruga. Ndërkohë falë ndërhyrjes së zjarrfikësve, është bërë e mundur nxjerrja e të gjithë pasagjerëve./tvklan.al