2 pika kufitare mes Kosovës e Serbisë mbeten të mbyllura. Autoritetet në Prishtinë kanë vendosur që të ndalojnë qarkullimin në Merdarë dhe Bërnjak pas bllokadës nga qytetarët serbë përtej kufirit me Kosovën. Ndryshe është situata në Jarinjë, pikë kufitare e cila është e qarkullueshme.
Po ashtu qytetarët mund të lëvizin edhe nga pika kufitare të tjera me fqinjin verior të cilat janë më të vogla. Nga bllokada nuk u prek as kufiri me Malin e Zi ndonëse serbët kishin njoftuar se edhe aty do të protestonin. Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla tha se në pikën kufitare në Bërnjak janë parë edhe persona të maskuar dhe për shkak të rrezikut aty nuk u lejua qarkullimi i mjeteve.
Serbët e nisën bllokadën pasditen e së premtes brenda territorit të Serbisë ndërsa organizatorët e protestës kërkojnë që largohet policia e Kosovës nga komunat veriore dhe të ndaen veprimet e qeverisë Kurti që sipas tyre po dëmtojnë serbët lokalë në veri të vendit. Bllokada është kundërshtuar edhe nga ndërkombëtarët pasi të premten i dërguari i BE për dialogun Miroslav Lajçak tha nga Prishtina se nuk ka arsye për një aksion të tillë nga serbët
Klan News