Një grup i vogël prej 30 personash bllokuan pasditen e sotme pikën kufitare të Merdarës që lidh Serbinë me Kosovën, duke vendosur tre automjete me flamurin serb.

Ata kthyen mbrapsht makinat që kishin targat me dokumentacionin e Kosovës. Një protestë e ngjashme u zhvillua dhe në pikën kufitare të Jarinës.

Ata protestuan kundër veprimeve të fundit të qeverisë së Prishtinës në veri të Kosovës, veçanërisht mbylljes së strukturave paralele serbe të drejtuara nga Beogradi.

Tv Klan