N’Golo Kante mund të largohet si futbollist i lirë në verën e 2023-it, nëse Çelsi nuk i plotëson dëshirën për rinovimin. Mesfushori francez ka refuzuar që të firmosë një kontratë dy vjeçare me blutë e Londrës.

Mesfushori N’Golo Kante ka refuzuar që të firmosë një kontratë të re me Çelsin, e nëse nuk ndryshon mendje do të largohet si futbollist i lirë verën e ardhshme.

Bisedimet mes bluve të Londrës dhe fituesit të Kupës së Botës në vitin 2018 nisën vitin e shkuar, por u ndalën për shkak të ndryshimit të pronësisë së klubit.

Kontrata 31-vjeçarit i përfundon në fund të sezonit. Francezi ka luajtur një rol kyç në suksesin e Chelsea gjatë viteve të fundit.

Largimi i tij, veçanërisht në një transferim të lirë, do të ishte shkatërrues për Chelsea-n dhe sipas mediave angleze lojtari kërkon një marrëveshje më afatgjatë.

Çelsi i ofroi rinovimin për dy vite, ndërkohë që Kante dëshiron që të firmosë për të paktën tri sezone.

Shumë klube, duke përfshirë dy nga Premier League, janë të interesuara për Kante. Chelsea heziton t’i ofrojë kontratë afatgjatë për shkak të moshës dhe dëmtimeve.

Kante veshin fanellën e Çelsit në vitin 2016 nga Lester Siti dhe me londinezët ka fituar Premier Ligën, Ligën e Kampioneve dhe Botërorin e Klubeve.

Klan News