Asnjë rast i ri pas rregullave të parandalimit

Ishte ndër komunat e para të prekura me koronavirus. Komuna e Klinës kishte hyrë menjëherë në karantinë me t’u paraqitur rasti i parë me COVID-19, një shtetase italiane që punonte për një organizatë të huaj në këtë qytet. Kjo komunë qëndroi 1 muaj e gjysmë në karantinë edhe pse kishte vetëm pesë raste, asnjë prej tyre nuk ishte rast kontakti.

Autoritetet në këtë komunë ndërmorën masa të menjëhershme të parandalimit të përhapjes së COVID19.

“Situata ka shkua në atë mënyrë që e kemi marrë shumë seriozisht që nga dita e parë. Apelet që kanë rrjedh qoftë niveli lokal qoftë nga niveli qendror janë respektuar me përpikmëri nga qytetarët e komunës”.

Ndër masat e para ishte edhe ndërprerja e veprimtarive të ordinancave private që duket se ka ndihmuar shumë në mospërhapjen e virusit. Aktualisht në këtë komunë ka më shumë se tri javë që nuk ka asnjë rast aktiv me koronavirus.

Tv Klan