Teksa na ndajnë edhe pak ditë nga nisja e vitit të ri shkollor 2024-2025, një tjetër shërbim i rëndësishëm për qytetarët tashmë do të ofrohet nëpërmjet portalit online të e-Albania.

Bëhet fjalë për kartelën e vaksinimit për fëmijët e grupmoshës deri në 7-vjeç, lajm të cilin e ndau vete kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.

Falë kësaj procedure tërësisht online, tashmë prindërit e fëmijëve të kësaj grupmoshe nuk e kanë më të nevojshme të paraqiten në Qendrat Shëndetësore për të marrë kartelën e vaksinimit, por mund të pajisen me të nëpërmjet portalit e-Albania.

Tashmë sistemi është i ndërlidhur edhe me institucionet e edukimit, çka do të thotë se i njëjti format i kartelës së vaksinimit mund të aksesohet elektronikisht edhe nga çerdhja, kopshti apo shkolla ku është i regjistruar fëmija përkatës sipas kryeministrit Edi Rama.

Klan News