Përbërësit:
4 lugë çaji miell
2 lugë çaji kakao
3 lugë çaji sheqer
1 lugë çaji sodë buke
Disa copëza çokollate (të thërrmuar)
3 lugë gjelle qumësht
3 lugë çaji vaj
1 lugë çaji vanilje
Përgatitja
Në një gotë qelqi ose filxhan hidhni fillimisht miellin, kakaon, sheqerin, sodën e bukës dhe copat e thërrmuara të çokollatës. Përziejini mirë me njëra – tjetrën. Më pas shtojini masës së përftuar qumshtin, vajin dhe vaniljen. Trazojini përsëri dhe pasi të keni mbaruar futeni perzierjen në mikrovalë për 2 minuta. Pasi ta nxrrini nga mikrovala,në varësi të dëshirës mund t’i shtoni kekut me çokollatë pak sheqer pluhur ose karamel./tvklan.al