Kamera e emisionit “Stop” në Tv Klan ka dalë në mbrëmje pranë nënkalimit që lidh zonën e Liqenit të Thatë me Liqenin Artificial, pasi banorët shpesh kanë shprehur shqetësimin që në këtë nënkalim nuk ka ndriçim.

“Stop” ka përshkuar gjithë nënkalimin dhe të gjitha mjetet e ndriçimit janë të thyera.

Qytetarët detyrohen të bëjnë dritë me celular, por thonë se janë të shqetësuar për fëmijët që detyrohen të kalojnë në këtë rrugë si e vetmja alternativë për këmbësorët. Ndërsa për nënat me karroca, situata duket edhe më e ndërlikuar./tvklan.al