Intensiteti i lartë i reshjeve është shoqëruar me problematika në disa zona, kryesisht në Ultësirën Perëndimore të vendit. Vlora ishin një nga qytetet më të goditura nga reshjet, ku në shumë rrugë të qytetit u rrit niveli ujit, duke shkaktuar probleme në qarkullimin e makinave dhe të njerëzve.

Si rezultat i rritjes së nivelit reshjeve uji përmbyti disa banesa e dyqane. Brenda kësaj farmacie ngecën pronarët e saj në rrugen “Albano dhe Romina” dhe u desh ndërhyrja zjarrfikësit për t’i nxjerrë jashtë. Probleme u shfaq dhe me furnizimin me energji elektrike.

Në lagjen “Karabash”, dyert e banesave janë dëmtuar, ndërsa rrugët janë bllokuar nga inertet dhe balta, duke vështirësuar qarkullimin automjeteve dhe banorëve.

Shtabi i Emergjencave Civile pas analizimit të situatës bëri të ditur se për rreth 3 orë në Vlorë u regjistruan rreth 180 mm reshje shiu, aq sa bien zakonisht gjatë gjithë sezonit të dimrit në këtë qytet bregdetar.

Kryebashkiaku Ermal Dredha tha se janë evakuuar disa 55 persona nga shtëpitë e tyre nga rreziku i përmbytjeve.

“Jemi marrë me pjesën e evakuimit, të paktën t’i vendosim në dispozicion konviktet e shkollave mjekësore. Mbi 30 familje që janë evakuuar nga banesat”, tha ai.

Leonard Qyra, Drejtor i Gatishmërisë dhe Koordinimit të Përgjigjes Emergjente thotë se mbrëmjen e së premtes, situata në qytetin e Vlorës është drejt normalizimit dhe se uji është drejt tërheqjes.

“Situata është e normalizuar dhe në kontroll, por po punohet me të gjitha kapacitetet për të bërë të mundur largimin e ujit në disa zona ku ka prezencë të madhe uji”, tha ai.

Nuk parashikohen reshje me intensitet të madh gjatë orëve në vijim, por Ministria e Mbrojtjes bën ditur se do të vazhdojë të monitorojë situatën në terren për t’i ardhur në ndihmë Bashkisë së Vlorës.

Tv Klan