Pep Guardiola është ëndrra e madhe e Federatës Angleze për stolin e kombëtares. Kontrata në skadencë e spanjollit me Cityn në fund të këtij sezoni i shkon për shtat “tre luanëve” të cilët shpresojnë të kenë Guardiolën në drejtimin e skuadrës.

53-vjeçari nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për të menaxhuar një ekip kombëtar dhe opsioni Angli është e madhe. Me një ekip që ka qenë dy herë finalist i Europianit, i mbushur me talente dhe Kupën e Botës shumë pranë oferta konsiderohet mjaft joshëse. Një tjetër faktor plus është qëndrimi në Angli, i cili do t’i përshtatej Guardiolës.

Nëse nuk rinovon kontratën përtej qershorit të ardhshëm, Guardiola do të përfundojë nëntë vjet në drejtimin e Mançester Cityt. Skuadër ku ka fituar gjithçka dhe ka arritur të gjitha objektivat.

Përveç fitimit të gjashtë titujve të Premier League, ai ka fituar të gjithë trofetë ku ka marrë pjesë, duke përfshirë titullin e Champions League, i pari në historinë e klubit. Momentalisht kombëtarja e Anglisë po menaxhohet nga Lee Carsley, i cili më parë ishte trajner i përfaqësueses së 21-vjeçarëve.

Klan News